Hakmarrja, kapet shqiptari me kartelë të kuqe

Hakmarrja, kapet shqiptari me kartelë të kuqe

08:59, 15/03/2019
A+ Aa A-

Prej vitesh ishte në arrati, por dje është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për një shqiptar 46 vjeç i cili është prangosur mesditën e djeshme në ishullin e Kretës.

Siç shkruajnë mediat vendase, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi ishte dënuar për një vrasje të kryer për hakmarrje.

Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, por mësohet se ai disa vite më parë kishte vrarë një bashkëfshatarin e tij, duke marrë hak për vrasjen e familjarit të tij.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco