Përplasja me armë në Tiranë/ Policia publikon emrin e të plagosurit

Përplasja me armë në Tiranë/ Policia publikon emrin e të plagosurit

22:36, 14/03/2019
A+ Aa A-

Pak minuta më parë, në rrugën “Gjin Kuqali” në Tiranë, ka patur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë ka patur një të plagosur.

ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa i plagosuri që ka marrë plumbë në këmbë, fatmirësisht, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është një 26-vjeçar, i cili ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Burime nga Policia deklarojnë se, ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 mjetesh, konkretisht një ‘Benzi’ dhe një ‘Polo’. Nuk dihet nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht.  Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur nga efektivët e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco