Vdekja e 50-vjeçarit në punë, policia prangos drejtuesin teknik të firmës

Vdekja e 50-vjeçarit në punë, policia prangos drejtuesin teknik të firmës

14:39, 12/03/2019
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi në Patos, pasi një ditë më parë në këtë firmë humbi jetën një punëtor 50 vjeç. Uniformat blu informojnë se arrestimi i zyrtarit është bërë pas aksidentit me një të vdekur, të ndodhur dje.

"Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit: N.D, 59 vjeç, banues në Patos, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi (e cila riparonte parkun e automjeteve në qëndrën e prodhimit të naftës në Kuçovë).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.03.2019, punonjësi i kësaj firme u rrëzua nga një lartësi dhe për pasojë gjeti vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal", thuhet në njoftim e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco