Dy automjete përplasen në Korçë/ Në njërën prej tyre familja me 4 anëtarë

Dy automjete përplasen në Korçë/ Në njërën prej tyre familja me 4 anëtarë

17:22, 08/03/2019
A+ Aa A-

Pak më herët, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq.

Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur  kryqëzimi i Drithasit.

Në njërin prej automjeteve udhëtonte familja me 4 anëtarë, ndërsa sipas raportimeve nga terreni, një prej të plagosurve është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet shkaku, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu nuk behët me dije as identiteti i të plagosurit, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco