Humbi jetën në punë, OSHEE tregon pse trupi i pajetë mbeti në shtyllë Foto ilustruese

Humbi jetën në punë, OSHEE tregon pse trupi i pajetë mbeti në shtyllë

21:13, 24/02/2019
A+ Aa A-

Një elektricist ka humbur jetën ditën e sotme në Fierzë.

Për disa orë me radhë trupi i tij i Prend Ceca, ka mbetur në shtyllë, pasi policia nuk ka ndërhyrë nga frika e energjisë elektrike.

Është dashur ndërhyrja e një ekipi të specializuar për të ulur trupin e pajetë nga shtylla.

Sipas një njoftimi të mbrëmjes nga OSHEE-ja, trupi ndodhet në morgun e Tropojës.

Njoftimi i OSHEE në lidhje me ngjarjen:

Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencisë OSHEE Pukë janë njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.

Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.

Ne vendngjarje janë nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe Policia e Shtetit.

Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.

OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushëllimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afërmeve te tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco