Gjuanin gratë që jetonin vetëm, dhe i vidhnin, arrestohen, mes tyre një shqiptar

Gjuanin gratë që jetonin vetëm, dhe i vidhnin, arrestohen, mes tyre një shqiptar

10:36, 23/02/2019
A+ Aa A-

Janë arrestuar katër persona nga policia Italiane si pjesë e një operacioni që synonte goditjen e një bande hajdutësh banesash.

Mes të arrestuarve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin një shqiptarë, dy italianë dhe një ukrainas.

Sipas mediave italiane, grupi prej katër personash shtireshin si teknikë, ose si agjentë shitjesh për të hyrë më thjesht në shtëpitë e viktimave, e më pas vidhnin bizhuteri dhe para.

Zona në të cilën ata operonin ishte midis Torinos dhe Genovas. Objektivi ishin gratë e moshuara të cilat jetonin vetëm.

Totali i vjedhjeve të kryera prej tyre besohet të jetë rreth 30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco