EMRAT/ Mbi 100 vjedhje dhe 1 milion euro xhiro, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

EMRAT/ Mbi 100 vjedhje dhe 1 milion euro xhiro, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

17:09, 21/02/2019

Tre shqiptarë kanë përfunduar ditën e sotme në prangat e policies italiane, nën akuzën e mbi 100 raste vjedhjesh e grabitjesh, aktivitet ky i shtrirë në disa zona të shtetit fqinj, kryesisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit funksiononin si një bandë e strukturuar, e cila përmes këtij aktiviteti të paligjshëm ka përfituar mbi 1 milion euro.

Tre të rinjtë e arrestuar janë: Darjel Prushi, i lindur në Krujë, Nikoll Dobrozi i lindur në Mamurras dhe Edmond Et’hemaj, i lindur në Peqin, raporton Treviso Today..

Gjithashtu grupi i shqiptarëve i cili u shkatërrua gjatë ditës së sotme, kryente edhe vjedhje argjendarish dhe prej aty merrnin bizhu me vlerë të madhe.

Hetimet mbi këtë grup kanë nisur pas grabitjes së ndodhur më 27 dhjetor 2018, kur banda ka hyrë në një apartament dhe kanë marrë me vete kasafortën e blinduar, Brenda së cilës gjendeshin ar me vlerë 30 mijë euro, një pistoletë Smith and Wesson, kalibri 38mm, një pistoletë gjysmëautomatike Brownling kalibri 33 mm dhe tre pushkë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment