Abuzmi me te miturën, dy pranojnë aktin, lihen në burg adoleshentët

Abuzmi me te miturën, dy pranojnë aktin, lihen në burg adoleshentët

13:28, 04/02/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual me një të mitur. Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e medias.

Burime nga seanca, bëjnë me dije se 5 nga 7 të arrestuarit kanë mohuar akuzat e prokurorisë para trupës gjykuese, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar abuzimin me të miturën.

Në momentin kur adoleshentët mbërritën në derën e gjykatës kanë qenë të shumtë familjarët e tyre që kanë qenë aty.

Madje nga tronditja nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët.

Ndërkohë që 15 vjeçar është ende në kërkim.

"Policia ka shkuar në banesën e tij por nuk e ka gjetur gjatë kohës që u krye arrestimi i 7 bashkëpunëtorëve të tij. Nuk dihet vendodhja e tij e saktë dhe policia po punon për arrestimin e tij pasi ai do të japë versionin e saktë të kësaj ngjarje pasi është vetë strumbullari dhe ideatori i kësaj ngjarje" shkruna oera nës.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik e në mënyrë të veçantë atë të Kavajës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco