VIDEO-FOTO/ Një shqiptar në trafikun e 130 mln euro kokainë. Ja emri

VIDEO-FOTO/ Një shqiptar në trafikun e 130 mln euro kokainë. Ja emri

11:59, 30/01/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar ndodhet mes 5 personave të arrestuar për trafikimin e 644 kilogramë kokainë nga Brazili në Itali.

Siç raportojnë mediat italiane, i arrestuari është Dorian Petoku.

Kokaina me vlerë mbi 130 milionë euro është sekuestruar në portin e Livornos në Itali falë një operacioni top secret të Guardia di Financa.

Operacioni antidrogë kishte më 15 janar pas një sinajlizimi nga GDF se një sasi e madhe kokaine do të mbërrinte në portin e Livornos.

Ndër mijëra kontenierë të ngarkuar në një anije me flamur portugez, policia italiane mundi të identifikoj kontenier me kokainë.

Transporti i kokainës është kryer përmes së ashtuquajturës metoda ‘Rip-Off’.

Droga ishte fshehur në çanta lehtësisht të transportueshme menjëherë sapo të hapej kontejneri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco