Shpërthimi  në Nikël, policia arreston dy persona. Detaje Foto ilustruese

Shpërthimi në Nikël, policia arreston dy persona. Detaje

11:19, 30/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka sjellë detaje për dy shpëthimet që ndodhën gjatë natës së kaluar në zonene e Niklës në Krujë

Ndëkorhë që bëhet e ditur se janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur 2 të tjerë në kërkim.

Njërit prej autorëve  të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.

Në lidhje me ngjarjen vihen në  pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Njërit prej autorëve  të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për  veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë,   pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen  e djeshme në Nikel,  ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .
 
Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale
" Shkatërrimi i pronës me eksploziv " dhe " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit "parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:
 
• Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar;
 
• Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.
 
Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i' u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi  lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
 
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve  të tjerë,  të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.
 
Në vijim të kontrolleve  të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh.K, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Kultivimi i bimëve narkotike " parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco