Kapet grabitësi i karburantit në Sauk të vjetër

Kapet grabitësi i karburantit në Sauk të vjetër

10:47, 27/01/2019
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar ka përfunduar pas hekurave për grabitjen e një pike karburanti në kryeqytet.

I identifikuar vetëm me iniciale K.B, ai dyshohet se mbrëmjen e 24 Janarit arriti të merrte 25 mijë lekë nga një karburant në Sauk të Vjetër.

Megjithatë, efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e tij. 26-vjeçari përballet me akuzën e vjedhjes.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia zbardh vjedhjen e një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar në Sauk të Vjetër.

Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 1, ndaluan shtetasin: K. B., 26 vjeç.

Ky shtetas më datë 24.01.2019, në Sauk të Vjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco