Arrestohet ‘koka’ shqiptare e bandës së drogës në Selanik

Arrestohet ‘koka’ shqiptare e bandës së drogës në Selanik

18:59, 23/01/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar në Selanik për trafik dhe tegeti droge. Sipas policisë greke, i arrestuari është koka e një bande që policia greke gjurmon prej kohësh, pas të dhënave që ka siguruar nga investigimi i disa muajve.

Të dhënat e të arrestuarit nuk bëhen ende publike.

Gjatë operacionit policia greke ka sekuestruar sasi droge dhe eurosh. I arrestuari ishte përgjegjës për depon dhe transportin në të gjithë Greqinë, sot është hapur dosje penale për shkelje të ligjit të tregtisë së lëndëve narkotike në vend, bën të ditur policia.

Shqiptari 27-vjeçar u arrestua në zonën Analipsi në Selanik dje në darkë, ndërsa pas kontrollit të sotëm në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan: 662 gr kokainë e fshehur me kujdes,2 pako me canabis të papërpunuar 235 gr, 2 peshore, pistoletë, 7 plumba, (8.410)euro nga shitja e drogës, (3) celularë si dhe bileta avioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco