Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron: Edhe ne protesta si studentët

Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron: Edhe ne protesta si studentët

17:08, 23/01/2019
A+ Aa A-

Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron se do të nisë protestat si studentët nëse nuk merren masa për ndalimin e subjekteve informale apo anulimin e linjave të shfuqizuara më parë. Të mbledhur në një takim përfaqësues e krerë të kësaj shoqate thanë se viti 2018 ka qenë negative për ta.

“Nga premtimet që na u bënë për vazhdimin e reformës së transportit dhe për heqjen e transportit të paligjshëm, organet, ministria kanë punuar shumë pak dhe ne jemi zhgënjyer. Ne nuk do të ndalojmë së kërkuari me të gjitha mjetet demokratike. E fundit dihet, është ajo që po bëjnë studentët”, u shpreh, kreu i shoqatës Kujtim Mema.

Mema tha se problematik mbetet edhe terminali për udhëtarët te “Shqiponja” në Tiranë.

“Te ‘Shqiponja’ është gangrenë, terminali një gangrenë e paparë. Kryetari i bashkisë premtoi që do bëhej terminali, ka 3 vjet as ka filluar dhe as ka ndërmend të fillojë. Një kryeqytet pa terminal”, shton  Mema.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas thanë se do të kërkojnë një takim me ministren e re Belinda Balluku për të marrë zgjidhje për problemet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco