Xhaxhai i Anxhelinës rrëfen një tjetër version: Vajza nuk është ndaluar, por nuk e donte nënën

Xhaxhai i Anxhelinës rrëfen një tjetër version: Vajza nuk është ndaluar, por nuk e donte nënën

16:25, 23/01/2019
A+ Aa A-

Xhaxhai i Anxhelinws, vëllai i Aleko Petros ose Bardhyl Gurit, i cili vrau vajzën e tij gjatë ditëve të para të janarit, ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur”, se vajza nuk ishte ndaluar ta takonte nënën e saj.

Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që Anxhelina ndalohej prej njerëzve të babait të takonte të ëmën, ndërsa krimin ndaj mbesës së tij e cilësoi të dënueshëm. Më tej, Gazi Guri ka deklaruar se i vëllai ishte i pastër dhe i ndershëm dhe se nuk e di pse mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

“Në lidhje me ngjarjen, im vëlla ka qenë një njeri i pastër dhe i ndershëm. Edhe ne jemi tronditur shumë. Çupën nuk e kemi ndaluar ne. Çupa nuk e donte të ëmën. Ky është një krim makabër. Nuk e dimë pse e bëri. Çupa ka një vit që është ndarë nga im vëlla”, tha xhaxhai i Anxhelinës.

I pyetur më tej, nëse ishte në dijeni për lidhjen e mbesës së tij me një shtetas afgan, xhaxhai i Anxhelinës është përgjigjur se nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë.

“Nuk dija gjë. Ne kemi folur gjithmonë, nuk na ka thënë. Në datën 1 janar kemi folur me vëllain si gjithmonë. Na tha jam mirë, do bëj bakllava. Nuk e ka dashur nëna sa e duam ne. Çdo njeri nuk e pranon një gjë të tillë që ka ndodhur”, tha xhaxhai i viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco