Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Djali vrau nusen e kunatën, prindërit kërkojnë fëmijët e Mustës

Djali vrau nusen e kunatën, prindërit kërkojnë fëmijët e Mustës

13:41, 20/01/2019
A+ Aa A-

Pak kohë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku burri vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, prindërit e autorit kanë kërkuar kujdestarinë e fëmijëve.

Bëhet e ditur se ato janë shprehur se i plotësojnë kriteret për kujdestarinë e të miturve, ndërkohë deklarojnë se kanë besim tek gjykata.

‘Unë quhem Bedri Musta. Unë si gjysh i fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Unë i jam drejtuar gjykatës që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar dhe të gjallë. Kriteret i plotësoj si duhet dhe kam besim të plotë te gjykata e Shkallës së Parë’,-u shpreh ai.

Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Çaushaj. Gjithashtu më herët edhe vëllai i Gentiana Çaushaj, Gjyshmir Çaushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.

Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.

Sipas vëllait të viktimave, Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve. ‘Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS’, tha daja i dy fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco