Avokati: Balili doli nga shtëpia e tij sot. Policia asnjë meritë

Avokati: Balili doli nga shtëpia e tij sot. Policia asnjë meritë

21:40, 15/01/2019
A+ Aa A-

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit, ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici pas rreth 3 vitesh i shpallur në kërkim.

Ai nuk i dha meritat policisë por tha se sot u vetëdorëzua.

I pyetur se ku fshihej gjatë gjithë kësaj kohe, Rusi deklaroi se ai doli sot nga shtëpia e vet. Për arsyet pse zgjodhi pikërisht këtë moment ai tha sepse mbaroi afati i hetimit dhe dosja shkon në gjykatë.

 “Para 1 viti kemi qenë te ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli15/01/2019 21:52

Sigurisht qe seshte pune policie , kjo eshte pune politike. Çfare do qe te deponoje ky individ qe paska aftesine te qendroje ne arrati per sa kohe te doje , te negocoje edhe kushtet e dorezimit , te jape edhe intervista eshte e pabesueshme.Policia nuk ka info as sa nje gazetar kjo edhte ajo qe ofron policia.

Shto koment

Denonco