Edi Rama presion prokurorisë për të mbrojtur Tahirin

Edi Rama presion prokurorisë për të mbrojtur Tahirin

16:51, 12/01/2019

Afatet për hetimin e Saimir Tahirit janë në fund. Në datën 17 janar, prokuroria duhet të marrë një vendim për ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama 1.

Mësohet se grupi i prokurorëve do të mblidhet në fillim të javës për të dalë me një vendim.

Ndonëse ka prova të shumta që e implikojnë Saimir Tahirin në trafikun e drogës dhe lidhjet e tij me kushërinjtë Habilaj, frika se ai mos ‘këndon’ për Edi Ramën e detyroi këtë të fundit që fillimisht të pengonte arrestimin e tij me vendim të parlamentit dhe me pas të largonte nga ky hetim prokurorin Besim Hajdarmataj.

Nga ana tjetër, arrestimi i Saimir Tahirit është kërkuar me forcë edhe nga diplomatë të huaj dhe shtete të fuqishme si Gjermania, që e kanë bërë të qartë se nuk do lejojnë integrimin e Shqipërisë pa u vënë para drejtesisë politikanët e përfshirë në korrupsion dhe trafik droge.

Në 12 maj 2018,, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë.

E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin dhjetor të vitit 2017.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me kushërinjtë e tij Habilaj për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Një javë me parë grupi i prokurorëve vendosën ndarjen e dosjes dhe dërgimin në gjyq për 9 të pandehur, mes te cilave edhe Habilajt për katër akuza. Aktualisht kanë mbetur në hetim tre ish drejtues të policisë dhe ish ministri i Brendshëm të cilët akuzohen si kanë qenë pjesë dhe kanë ndihmuar në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agroni12/01/2019 20:15

Prandaj e takoi titullaren e Krineve te Renda ky Kadri Cakaj???

Askushi 12/01/2019 19:02

Tahiri dhe gjithe tahiret e tjere, nuk ka per ti gjetur asgje....

Shto koment