Shembja e karburantit në Shkodër, ministria e Mbrojtjes ka një apel

Shembja e karburantit në Shkodër, ministria e Mbrojtjes ka një apel

19:48, 10/01/2019
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, ka reaguar sonte për shembjen e një karburanti, me pasojë një të vdekur në Shkodër.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet këtij reagimi, apelon ndaj pronarëve të banesave e bizneseve, me çati problematike, të mbuluara nga bora, që ti pastrojnë ato

“Ministria e Mbrojtjes, permes Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile duke marre shkas nga ngjarje e rende e mbremjes se sotme ne qytetin e Shkodres, iu ben thirrje te gjithe subjekteve private, banoreve dhe qytetareve, ne te gjitha zonat e prekur nga debora,  te cilet disponojne banesa ose biznese te mbuluara me çati jo rezistente, ose te papershtatshme me mbajtjen e peshes se debores, te marrin masa te menjehereshme per pastrimin e tyre me qellim parandalimin e ngjarjeje te tilla tragjike”, thuhet në reagimin e misntrisë së Mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco