Fikja e dritave në Tiranë/ Banori: Njoftuam OSHEE por ata na mashtrojnë

Fikja e dritave në Tiranë/ Banori: Njoftuam OSHEE por ata na mashtrojnë

15:53, 09/01/2019
A+ Aa A-

Problemet me energjinë që janë shtrirë në të gjithë vendin po krijojnë shume probleme në jetën normale të qytetarëve.

Edhe në Tiranë ka disa ditë që dritat ikin në mënyrë të shpështëtë dhe me kohë të gjata.

Qytetarët jane ankuar edhe tek Syri.net dhe kanë kërkuar bërjen publike te shqetësimeve të tyre.

Ata thonë se kanë njoftuar OSHEE për problemin por ky institucion vetëm i genjen.

Ja njëri prej mesazheve

M.dita.
Ju lutem pasqyrojeni prane Syri.net.
Qe ne oren 15:00 nuk kemi energji elektrike (Rruga 4 Deshmoret, Njesia 8, Tirane.) Lajmeruam per difektin prane OSHE ora 15:00 dhe na thanë po punohet per riparimin e difektit në një kabine elektrike prane shkolles kuqe. Por në të vertetë asnjeri nga OSHE nuk gjendej aty duke punuar.(genjeshtër). Ne telefonaten e dyte prane OSHE kesaj here ora 15:40  thanë qe po punohet te rruga Thanas Ziko. Një tallje e dytë me popullin. Flm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco