Biznesmeni refuzon të pyetet në procesin ndaj ekzekutorit të gruas së tij

Biznesmeni refuzon të pyetet në procesin ndaj ekzekutorit të gruas së tij

17:17, 08/01/2019
A+ Aa A-

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula në Shkodër, Sadetin Sula kërkon gjetjen e autorit të vrasjes.

Ai u paraqit sot në procesin gjyqësor ndaj Fatjon Karmeshtnës, por nuk pranoi të pyetet.

Karmeshtna po gjykohet si ekzekutor i Suela Sulës, me porosi të Sadedinit, bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht pronarit të mobilerisë ku ishte punësuar.

Gjatë seancës së sotme Sula nuk dha pëlqimin të pyetet në gjykatë.

“Drejtësia të vazhdojë. Kërkoj të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime”, deklaroi Sadedin Sula para trupit gjykuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco