Dosja ‘Habilaj’ shkon në Gjykatë, mistere mbi dosjen ‘Tahiri’

Dosja ‘Habilaj’ shkon në Gjykatë, mistere mbi dosjen ‘Tahiri’

12:13, 07/01/2019
A+ Aa A-

Përfundojnë hetimet dhe dërgohet në gjykatë dosja për dosjen ‘Habilaj’.

Ndërsa ende nuk dihet fati i dosjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime thonë se prokuroria do të kërkojnë sërish afate të reja për hetimin ndaj tij, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit ‘Habilaj’ do të përballen me akuzat ndaj tyre në gjykatë.

9 të pandehurit, Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj Armando Kocerri, Fatmir  Minaj, Nezar seiti, Sabaudin Cela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj Armando Sulaj kanë përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Disa prej të akuzuarve ndodhen në Itali e disa në Shqipëri.

Ata akuzohen për disa vepra të rënda penale, si krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco