VIDEO/ Shqiptari parandalon sulmin e armatosur në një disko

VIDEO/ Shqiptari parandalon sulmin e armatosur në një disko

10:26, 02/01/2019
A+ Aa A-

Mbrëmë pas ndërrimit të viteve shumë persona ishin mbledhur për të festuar në një diskotekë në Avallon të Francës.

Por, pas orës 04:00 dikush ka ardhur te dera e diskotekës i armatosur, që sipas pamjeve ka tentuar të kryente sulm te armatosur.

Kanë qenë shqiptarë ata që kane parandaluan kete ngjarje te keqe, e cila mund te ishte kthyer ne nje tragjedi. Ata kane bllokuar personin e dyshuar që kishte nje kallashnikov.

Kosovari nga Vushtrria, Bujar Muli, i cili jeton dhe punon në Francë, shihet duke terhequr  zvarrë të dyshuarin e armatosur, derisa sa mberrin policia franceze, e cila prangos te dyshuarin e armatosur.

“Falenderimi i takon Zotit që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por fal Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, ka shkruar Bujar Muli sipër videos që e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco