Do vidhnin një banesë, u përleshën me pronarët italianë, identifikohen dy grabitësit shqiptarë ….

Do vidhnin një banesë, u përleshën me pronarët italianë, identifikohen dy grabitësit shqiptarë ….

12:11, 25/12/2018
A+ Aa A-

Identiteti i dy shqiptarëve, të cilët u përleshën ditën e diel me pronarët e një banese në Itali teksa po përpiqeshin të vidhnin, është zbuluar ditën e djeshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se identifikimi i tyre është bërë me lehtësi pasi në kopështin e banesës policia i ka gjetur njërit prej tyre portofolin që përmbante dokumentet identifikuese. Menjëherë pas zbulimit të M.F, 40 vjeç, policia ka rënë edhe në gjurmët e bashkëpunëtorit të tij, M.A, 47 vjeç.

Po sipas mediave fqinje, portofoli me dokumente ka rënë pikërisht gjatë tentativës së shqiptarëve për t’i shpëtuar policisë dhe pronarëve të banesës, duke dalë nga dritarja.

Këta të fundit po ktheheshin në banesën e tyre në mbrëmjen e 23 dhjetorit, kur konstatuan se në shtëpi kishte njerëz. Pikërisht në këtë moment nisi përleshja midis palëve, që iu raportua në cast policisë nëpërmjet një telefonate të bërë nga një prej pronarëve të banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco