Aksidenti me vdekje në Lezhë, Policia jep detajet

Aksidenti me vdekje në Lezhë, Policia jep detajet

20:11, 22/12/2018
A+ Aa A-

Polica e Lezhës ka dhënë detajet e para për aksidentin e sotëm, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, kur A. I., 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMË, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin D. V., 61 vjeç, banues në Tale.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A. I., 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D. V., 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco