Kapen 5 kg kokainë, pranga shqiptarit. I gjenden edhe 100 mijë Euro

Kapen 5 kg kokainë, pranga shqiptarit. I gjenden edhe 100 mijë Euro

10:00, 16/12/2018
A+ Aa A-

E kishte ‘Benz-in’ plot me kokainë dhe me vete kishte edhe 100 mijë euro.

Një shqiptar është vënë në pranga mëngjesin e djeshëm në Andria, Itali, pasi ishte duke transportuar një sasi të madhe kokaine.

Mediat italiane shkruan se bëhet fjalë për 24-vjeçar shqiptar me inicialet S. S.

Ai ishte duke udhëtuar me ‘Benz-in’ e tij në autostradën A14 kur është ndaluar nga policia rrugore.

E shkaku i ndalimit ka qenë fakti se ‘Benz-i’ po ecte shumë shpejt, duke ngritur dyshimet e policisë.

Pasi e kanë ndaluar policia ka kontrolluar makinën duke gjetur 5 kilogramë kokainë dhe 100 mijë euro para të thata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco