Biznesmeni shkodran i arrestuar për pastrim parash përfundon në spital

Biznesmeni shkodran i arrestuar për pastrim parash përfundon në spital

10:57, 05/12/2018
A+ Aa A-

Biznesmeni i arrestuar Bardhok Pllanaj, i akuzuar për pastrim parash, ka përfunduar në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Shkodrës për shkak të problemeve me zemrën.

Prej dy ditësh, Pllanaj, 44 vjeç, ndodhet në paraburgim. Arrestimi i tij ka ardhur për shkak se ka ndërtuar një pallat me 10 kate pa leje me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se është financuar nga të ardhurat e aktivitetit kriminal.

Pllanaj akuzohet  për tri veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”.

Pllanaj është personash i njohur në jetën politike, pasi tre vjet më parë i shpëtoi arrestimit duke u fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, që edhe ky vetë sot gjendet jashtë Kuvendit dhe politikës pas arrestimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco