‘Qytetarët’ arrestojnë një person në Mat. Emri

‘Qytetarët’ arrestojnë një person në Mat. Emri

13:43, 04/12/2018
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar një person në Mat i cili rezulton i dënuar nga një gjykatë me vendim të formës së prerë për kultivim kanabisi.

Në prangat e policisë pas informacioneve të qytetarëve pas publikimit të listës së shumë të kërkuarve të kësaj zone, ka rënë 43 vjeçari Alban Gjergji.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Publikimi  i personave në kërkim  nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për  veprat penale  “ Grup i Strukturuar kriminal “ “ Kultivim i bimëve narkotike”,  kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal

Ky shtetas i dënuar me 8 vite burgim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim  si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve,  të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim :

Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata  e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me  8 vjet burgim për   veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”,  “ Kultivim i bimëve narkotike ”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco