Kapet drogë e madhe në Itali, vlera 14 milionë euro

Kapet drogë e madhe në Itali, vlera 14 milionë euro

09:34, 01/12/2018
A+ Aa A-

Gjatë një aksioni të policisë italiane është bërë e munudr sekeestrimi i një sasie të madhe droge që dyshohte e ka ardhur me skaf në Itali nga Brigjet shqiptare.

Sekuestrohen 1500 kg hashash në brigjet italiane.

Droga me nje vlere perj 14 milionë euro

Janë arrestuar dy trafikantë. Policia italiane e Monopolit ka arrestuar në flagrancë gjatë natës 2 të rinj italianë nga Brindizi si pronartë e ngarkesës prej 1500 kg marijuanë e hashash e trafikuar përmes Adriatikut me gomone.

Mediat lokale italiane informojnë se dyshohet që gomonia ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa autoritete italiane ende nuk kanë dalë me një komunikim zyrtar.

Gomonia me drogë ka zbarkuar në plazhin e Torre Canne e dy skafistët kanë nisur të shkarkonin në tokë thasët me drogë. 

Forcat italiane të rendit kanë ndërhyrë për arrestimin në flagrancë të dy skafistëve. të cilët kanë tentuar të ndezin gomonen e të largohen përmes detit.

 Të arrestuarit janë dy të rinj 20 vjeçarë nga Brindizi të pa punë me inicialet Z.A e Z.C.

Në gomone janë gjetur rreth 1500 kg marijuanë e hashash e konfeksionuar në 80 thasë

Përllogaritet që vlera e përfitimit të saj në treg të jetë rreth 14 milionë euro.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar grupin kriminal  për llogari të të cilit punonin dy skafistët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco