Italiani që i vrau djalin dënohet 14 vjet, shqiptari: Më vranë për herë të tretë

Italiani që i vrau djalin dënohet 14 vjet, shqiptari: Më vranë për herë të tretë

16:26, 30/11/2018
A+ Aa A-

Autori 19-vjeçar italian u dënua me 14 vite burgim nga një gjykatë italiane dhe duhet të paguajë 1.1 milionë Euro dëmshpërblim për prindërit e shqiptarit të ndjerë, Pandi Lavdari.

Por ky vendim nuk ishte i mjaftueshëm për Jetnor Lavdarin. Ai priste më shumë.

“Me këtë vendim, vdiqa për herë të tretë”.

Kështu është shprehur Jetnor Lavdari pas vendimit të gjykatës, babai i 17-vjeçarit të ndjerë Pandi Lavdari që u vra me thikë në korrik të vitit 2017 në Itali.

'Herën e parë kur humba djalin, vdiqa dhe unë. Një muaj pas vrasjes kur vrasësi u la në arrest shtëpie, vdiqa për herë të dytë.

Dhe tani, me këtë vendim vdiqa për herë të tretë. Prisnim të dënohej me më shumë se 20 vite burgim.

Jam i inatosur, ai kishte thikën në xhep, ai vrau djalin tim', ka thënë Jetnor Lavdari për mediat italiane.

Image

Ai kujton momentin e dhimbshëm kur mësoi se djali i tij ishte plagosur rëndë nga goditja me thikë.

'Isha në punë dhe më telefonoi vajza ime në orën 17:00. Shkova me nxitim në urgjencë, dhe në darkë ai vdiq.

Jeta ime ndryshoi tërësisht, nuk mund të gjej qetësi. Djali im ishte një fëmijë i mbarë, atë verë kisha blerë biletat që të shkonim në Shqipëri për pushime.

Kur të ktheheshim, kishim menduar të hapnim një dyqan në Stradella ku të punonim si familje'.

Pandi Lavdari 17-vjeçar, u qëllua me thikë nga një adoleshent, një natë pasi ishin konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin në një lokal nate. Sipas mediave italiane, sherri mes tyre ndodhi për një femër, pasi të dy pëlqenin të njëjtën vajzë.

Fatkeqësisht, i riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë të shkaktuar nga goditja me thikë. Autori i vrasjes është dënuar së fundmi me 14 vite burgim nga gjykata.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco