Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rëndohet mashtrimi i agjencisë turistike me biletat, 4 padi të reja nga viktimat

Rëndohet mashtrimi i agjencisë turistike me biletat, 4 padi të reja nga viktimat

10:47, 30/11/2018
A+ Aa A-

Shtohen paditë në Prokurori për mashtrim kundër pronares së agjensisë së udhëtimeve Tasho’Travel Agency, Marina Maze Tashos.

Mashtrimi i Tashos u zbulua nga  një qytetare kishte blerë dhjetra bileta për në SHBA, por nuk arriti t’i merrte kurrë. Së fundmi, Panorama zbulon se ka edhe padi të tjera nga Tashos, e cila momentalisht po qëndron në arrest shtëpie, pasi është nënë e një fëmije tremuajsh.

Paditë janë ngritur më më datë 22.11.2018, kur është paraqitur në Polici shtetasi Petraq C., i cili ka bërë kallëzim penal duke thënë se kishte prenotuar e paguar dy bileta udhëtimi në agjencinë e udhëtimit “Tasho’s Travel Agency”, me vlerë rreth 760 euro. Kur kishte shkuar për t’u interesuar përsëri në këtë zyrë, e kishte gjetur të mbyllur dhe nuk kishte arritur të kontaktonte me shtetasen Marina Maze (Tasho).

Më datë 22.11.2018 ka depozituar kallëzim shtetasi Flamur M., i cili ndër të tjera ka sqaruar se ai ka prenotuar 4 bileta avioni për në Dubai dhe i ka paguar shtetases Marina Tasho shumën prej 1600 euro. Më datë 21.11.2018 ajo nuk i është përgjigjur më në telefon dhe kur ka shkuar te zyra e saj ka mësuar se ajo e kishte mashtruar.

Më datë 22.11.2018 ka depozituar kallëzim shtetasja Irida H., e cila ndër të tjera ka shpjeguar se ka prenotuar dy bileta për në Berlin dhe i ka dhënë shumën prej 37 600 lekë të rinj shtetases Marina Tasho. Kur ka shkuar të interesohet në lidhje me biletat, ajo ka mësuar se Marina e kishte mbyllur zyrën dhe se e kishte mashtruar.

Më datë 23.11.2018 ka bërë kallëzim edhe shtetasi Nazmi Suti, i cili ndër të tjera ka sqaruar se edhe ai kishte paguar për dy bileta udhëtimi në zyrën “Tasho’s Travel Agency”, në rrugën “Hoxha Tahsim”, Tiranë. Ai ka paguar shumën prej 240 eurosh për një udhëtim në Stamboll, ku data e nisjes ishte 23.11.2018, por kur kishte shkuar për të marrë informacion në zyrën e agjencisë kishte mësuar se ajo ishte mbyllur dhe ishin mashtruar .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco