Ngjarja/ Bënte si kaubojs, korçari ja fut vetes në këmbë me pistoletë

Ngjarja/ Bënte si kaubojs, korçari ja fut vetes në këmbë me pistoletë

10:24, 30/11/2018
A+ Aa A-

Ditën e djeshme afër mesnatës rreth orës 23.00, në qytetin e Korçës ka ndodhur një incident me protagonist dhe viktimë njëkohësisht 39 vjeçarin E. M.

Sipas policisë, E. M, banues në Korçë ka qenë duke bërë “lojëra lufte” me një pistoletë pa leje, porn ë momentin që manovronte pistoleta ka bërë shkrepje dhe plumbi ka përfunduar në këmbën e tij. Pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, i riu u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco