Ekstradohet nga Holanda vrasësi i kërkuar prej 9 vjetësh, ja detajet e ngjarjes së ndodhur në Durrës

Ekstradohet nga Holanda vrasësi i kërkuar prej 9 vjetësh, ja detajet e ngjarjes së ndodhur në Durrës

23:26, 29/11/2018
A+ Aa A-

Nga ana e Interpol Tiranës, është ekstraduar nga Holanda, një person i kërkuar për një vrasje të kryer prej tij në vitin 2009 në Durrës.

Sipas burimeve të Interpol Tirana, mësohet se u krye ekstradimi nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë i E. S., 35 vjeç, lindur në Durrës. Ai ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Vrasje e kryer në kapërcimin e mbrojtjes së nevojshme”.

Ngjarja ka ndodhur në 5 gusht 2009 në lagjen Nr. 11, në afërsi të një lokali në Durrës, ku E. S., pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri E. S.

Drejtoritë Vendore të Kufirit – Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar E. S., 35 vjeç, lindur në Durrës.

Shtetasi E. S.,  është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Vrasje e kryer në kapërcimin e mbrojtjes së nevojshme”, parashikuar nga nenet 83 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 05. 08. 2009 në lagjen Nr. 11, në afërsi të një lokali në Durrës, shtetasi E. S., pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. S.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Holandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco