Flet nga paraburgimi ‘atentatori’ i Ramës: Ja mesazhi im me atë veprim

Flet nga paraburgimi ‘atentatori’ i Ramës: Ja mesazhi im me atë veprim

19:45, 29/11/2018
A+ Aa A-

Ilir Sketiraj, i arrestuari tjetër, i paraburgosur me 30 ditë burg për hedhjen e këpucës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në një lidhje telefonike për Fax News, tha se është shoqëruar nga policia në mënyrë të paligjshme.

Sketiraj nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë tha se këpuca në drejtim të kreut të qeverisë ishte një formë protestë ndaj tij.

I arrestuari 50-vjeçar u shpreh se është shoqëruar nga policia pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e protestës. Sketiraj shtoi se ka qenë në një kafe pak larg protestës dhe se madje i ka kërkuar prokurores të hapi kamerat.

“Kur kryeministri u martua dhe u bë me fëmijë, thamë se tashmë e di se çfarë s’është shtëpia e çfarë është familja, por ai nuk paska mësuar asgjë. E njëjta gjë edhe për Veliajn, por as ai s’ka bërë asgjë. Iliri s’ishte në protestë, e kanë shoqëruar me protestë të paligjshme. Unë personalisht nuk ka dalë në protestë.

Ç’është ky komunikim barbar se kuptoj. Jo me këto ide, prish shtëpi e bëj masakra. Unë kam qenë në një lokal duke pirë kafe gjatë protestës, i kam thënë prokurores të hapi kamerat për ta verifikuar. Unë nuk kam kundërshtuar fare.

 Unë kam dashur të them zoti kryeministër ju se keni mirë kështu. Nuk kemi nevojë për kryeministër rrugaç, larg servilët”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco