ROSU arreston 4 persona, bastis shtëpi e lokale, reagon Prokuroria: Kërkohen prova për vrasjen e Ivanoviçit

ROSU arreston 4 persona, bastis shtëpi e lokale, reagon Prokuroria: Kërkohen prova për vrasjen e Ivanoviçit

10:46, 23/11/2018
A+ Aa A-

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona si të përfshirë në vrasjen e oliver Ivanoviçit.

Prokuroria Speciale dha detaje lidhur me operacionin: janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, sepse është vlerësuar se në to mund të gjenden prova të rëndësishme për veprën penale.

“Me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gjatë këtij aksioni, “Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare.” 

Pas këtij operacioni, pritet që policia të japë një konferencë të jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco