VIDEO/ Pamjet nga aksidenti me vdekje në Milot - Laç, rruga e përgjakur

VIDEO/ Pamjet nga aksidenti me vdekje në Milot - Laç, rruga e përgjakur

11:59, 17/11/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Milot-laç ku një shtetas Z.H 52 vjeë ka vdekur ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar në Spitalin  e Traumës në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se viktima po udhëtonte me të shoqen, ndërsa është përplasur nga një mjet kamion, të cilin e drejtonte shtetasi A. LL 40 vjeç, tashmë i shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:37, në rrugën dytësore Laç - Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin ciklomotorr me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i cikolomotorrit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasia Sh.H. pasagjerere në ciklomotorr e cila është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më poshtë janë pamjet nga vend ngjarja.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco