FOTO/ Aksidenti i autobusit me gjimnazistë, flet dëshmitari: Nxënësit u hodhën nga dritaret... Ja sa janë plagosur

FOTO/ Aksidenti i autobusit me gjimnazistë, flet dëshmitari: Nxënësit u hodhën nga dritaret... Ja sa janë plagosur

17:10, 16/11/2018
A+ Aa A-

Pas aksidentit të sotëm, të autobusit me nxënës, dëshmitarët  tregojnë momentet e tmerrit.

“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”, tregon një prej dëshmitarëve të aksidentit në Përrenjas, i cili ka qenë në një makinë private pas autobusit kur ka ndodhur aksidenti dhe më pas iu ka dhënë ndihmë nxënësve nga Roskoveci që i kanë shpëtuar vdekjes mrekullisht sot kur ishin nisur për një ekskursion.

Ai thotë se asnjë nga policitë nuk është përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një ambulancë, ndërsa nxënësit që ishin lënduar kanë qenë 17. Ata janë dërguar në ambulancën e Përrenjasit për ndihmën e parë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco