Goditje e fortë/ Kapen 4 kg heroinë e kokainë

Goditje e fortë/ Kapen 4 kg heroinë e kokainë

12:09, 16/11/2018
A+ Aa A-

Katër kilogramë heroinë dhe kokainë janë kapur mëngjesin e sotëm.

Arrestimet janë bërë në Padova, Itali dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë.

Droga mësohet se shitej në Padova dhe në Venecia.

Operacioni është bërë nga skuadra e lëvizshme e policisë së Padovas, pas një hetimi të koordinuar nga prokuroria e këtij qyteti.

Shqiptarët janë kapur me 2 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë.

Policia italiane pritet të dalë në një konferencë për të dhënë detaje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco