VIDEO/ Vrasja e Ferracakut, drejtues të policisë ‘turren’ në Shkodër

VIDEO/ Vrasja e Ferracakut, drejtues të policisë ‘turren’ në Shkodër

11:23, 15/11/2018
A+ Aa A-

Krimi i rëndë që goditi Shkodrën një ditë më parë ka bërë që zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe nje prokuror i Krimeve të Rënda të shkojnë në qytetin verior.

Vajtja në Shkodër e tyre ka të bëjë me vrasjen e Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehajt paraditen e 14 nëntorit pranë merkatës së Rusit ne Shkodër.

Nga Tirana ka shkuar në Shkodër drejtori i krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka njekohesh ish drejtor në policine vendore te Shkodres dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.

Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda. Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.

Ende policia nuk ka asnje autor të dyshuar për vrasjen e Fatos Ferracaku dhe plagosjen e Fatmir Mehaj të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjeter e priti me një motor duke u larguar sebashku.

Motori u gjet i djegur ne zonen periferike te Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa të shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kot15/11/2018 11:26

.....paska ardh prape ne shkoder ky loqja.....shif kur te plasin ndonje tritol tjeter si heren e fundit!!!

Shto koment

Denonco