Anullimi i provimit për Komisarë, a po hetohet zv/ drejtoresha e Policisë së Shtetit

Anullimi i provimit për Komisarë, a po hetohet zv/ drejtoresha e Policisë së Shtetit

08:36, 15/11/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i policisë ka anulluar një provim ku testoheshin ata që kërkonin të rriteshin në gradë dhe të marrin gradën Komisrë në Policinë e Shteteit.

Edhe pse dolën pëgjigjet e testit dhe lista e atyre që e kanë fituar prapë drejtuesi i policisë e anulloi provimin me pretendimin se është kopjuar. Edhe pse korrigjimi eshte bërë në mënyrë elektronike.

Por mësohet gjatë ditës së sotme se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për zv/ drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, pasi ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, i cili u anulua.

Provimi i anulluar u zhvillua me 7 nëntor. Ndërkohë që akoma nuk është përcaktuar një datë tjetër për zhvillimin e këtij testimi. Edhe pse ishte caktuar data e sotme për zhvillimin e tij ai është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco