Zbulohen detaje, ja roli i pedagogut të Ekonomikut në trafikun e drogës

Zbulohen detaje, ja roli i pedagogut të Ekonomikut në trafikun e drogës

17:57, 12/11/2018
A+ Aa A-

Mediat në Italinë i kanë bërë jehonë lajmit të ndalimit të Doktorit të Shkencave Dritan Shoraj, pedagog në Fakultetin Ekonomik, duke pasuruar me detaje nga e shkuara edhe arsyen e ndalimit të tij. Shoraj, u la në burg me afat 40 ditë nga Gjykata e Tiranës, pasi ai u arrestua mbrëmjen e së premtes në Tiranë, për llogari të drejtësisë italiane.

“Karabinierët e Njësisë Hulumtuese të Komandës Provinciale Venecias arrestuan Dritan Shoraj, 47 vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili kishte urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Gjykata e Apelit, sepse ishte dënuar me 4 vjet dhe 20 ditë në burg si një menaxher dhe organizator ‘i trafikut të qindra kilogram hashash dhe marihuane ndërmjet viteve 1998 dhe 2000. Arrestimi erdhi pas një hetimi kompleks, mundësuar falë bashkëpunimit të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Policisë shqiptare”, shkruan Corriere.it.

Ndërkohë roli i Shoraj në organizatë, në mënyrë të veçantë, ishte që të siguronte gjetjen dhe paketimin e drogës në Shqipëri dhe të organizonte transportin detar për në Itali.

Më tej sqarohet se emri i Dritan Shoraj del në operacionin e koduar “Pineta” të policisë italiane, kryer në vitet 1998-2000, që ka çuar asokohe në shpërbërjen e një organizate kriminale italo-shqiptare që kishte lidhje edhe me Afrikën e Veriut.

Corriere della Sera shkruan se atëherë u arrestuan dhe dënuan 128 persona, të gjithë të specializuar në importimin, trafikimin dhe furnizimin e shpërndarësve të drogës në vendpushimet turistike të verilindjes së Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco