Arrestohet 49-vjeçari shqiptar me drogë, i gjendet laboratori 200 mijë euro kokainë në shtëpi

Arrestohet 49-vjeçari shqiptar me drogë, i gjendet laboratori 200 mijë euro kokainë në shtëpi

17:48, 12/11/2018
A+ Aa A-

Një 49 vjeçar shqiptar u prangos nga karabinierët në Pesaro, Itali. Ai shiste doza kokaine nga 50 deri në 100 euro.

Sipas medieve italiane, ai u identifikuar nga policia pasditen e së premtes, duke kontaktuar “klientë” të rinj në rrugë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e tij, i pa dënuar më parë dhe i papunë.

Pasi u kap në flagrancë, Karabinierët kanë identifikuar vendbanimin e tij, duke zbuluar një laborator me doza të ndryshme për prerjen e kokainës, peshore elektronike dhe para.

Një tjetër sasi kokaine u gjet në makinë, me një peshë totale gati 1 kg, me një vlerë prej rreth 200 mijë eurosh. Burri u arrestua dhe u burgos në burgun e Pesaros.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco