VIDEO-EKSKLUZIVE/ Aksident i rëndë tresh në autostradë, ja gafa e policit

VIDEO-EKSKLUZIVE/ Aksident i rëndë tresh në autostradë, ja gafa e policit

17:21, 10/11/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në autostradën Tiranë – Durrës, ku tre mjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave kanë qenë të tonazhit të rëndë.

Në pamjet ekskluzive që ju sjell Syri.net, shihet se si një autobus pasagjerësh ka përplasur një veturë dhe një kamion.

Nga pamjet e siguruar nga Syri.net, shihet se fajtori i këtij aksidenti të tmerrshëm ka qenë Policia Rrugore, efektivët se së cilës u kanë dhënë sinjal për të ndaluar vetëm 5 pak metra larg autoveturës, duke mos u kujdesur që të bllokojnë qarkullimit e mjeteve të tjera ndërkohë që një kamion po dilet nga një biznes aty pranë, në rrugën kryesore.

Kodi penal e parashikon qartë se policia nuk duhet të ndalojë asnjë mjet në autostradë, për t’i hapur rrugë mjeteve që vijnë nga rrugët dytësore, apo që duan të futen në rrugë kryesore.

Ndërkohë siç shihet edhe në Videon ekskluzive të publikuar nga Syri.net, në rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore, si dhe as mjeti që do të futej në rrugë nuk ka patur asnjë sinjal ndezur.

Gjithashtu edhe nga ana e autobusit nuk janë respektuar rregullat e qarkullimit, pasi nuk ëhstë respektuar distanca që mjete duhet të mbajnë nga njëra-tjetra, si dhe ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas aksidentit shoferit të autobusit i është bërë edhe testi i alkooli por nuk ka rezultuar i dehur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të së dielës së shkuar, pranë Maminasit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco