Tre inspektorë tatimesh në pranga. Ja emrat

Tre inspektorë tatimesh në pranga. Ja emrat

11:35, 08/11/2018
A+ Aa A-

Janë arrstuar nga ofrcat e policisë në Korçë tre punonjës të Hetimit Tatimor Tiranë.

Sipas burimeve nga uniformta blu ata janë; Maluen Hoxha 30 vjeç, Alban Kapo 28 vjeç dhe Idajet Vrapi 28 vjeç.

Këta persona janë me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Punonjësit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Ja njfotimi I plote  policisë

Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, finalizon me sukses operacionin e koduar “Pritja”.

Shpërdorojnë detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të rryshfetit. Arrestohen në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: • Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë, • Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës, • Idajet Vrapi, 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative. Hetimet po vijojnë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco