FOTO/ Vrasja e mikut të Shullazit, pamjet nga vendi i krimit

FOTO/ Vrasja e mikut të Shullazit, pamjet nga vendi i krimit

11:23, 07/11/2018
A+ Aa A-

Këto janë pamje nga vendi i vrasjes së Edison Harizajt, që njihet si miku i Emiljano Shullazit dhe plagosjes së rëndë të Genci Cacës, dy vlonjatët që iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Siç edhe duket në foto, atentatorët kishin zgjedhur një vend ku makina ulte shpejtësinë dhe që nuk ishte i ndriçuar.

Në atentat mbeti i vdekur në vend 39-vjeçarin Edison Harizaj, ndërsa ndodhet në vdekje klinike Genci Caca.

    Dy vlonjatët po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Kavajës, kur makina e tyre ‘Audi’ është goditur me breshëri plumbash.

    Më pas atentatorët janë larguar me shpejtësi me një makinë që e kanë djegur në Shën Vlash në periferi të Durrësit, duke humbur gjurmët.

    Image

    Deklarata paraprake e Policisë së Durrësit:

    Më datë 06.11.2018, rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E. H., 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco