Aksidentet në Tiranë shqetësues, 5 në 24 orë me 7 të plagosur

Aksidentet në Tiranë shqetësues, 5 në 24 orë me 7 të plagosur

22:58, 02/11/2018
A+ Aa A-

Aksidentet vazhdojnë të përbëjnë një shqetësim për Tiranën, të cilët nuk kanë munguar në 24 orët e fundit.

Sipas komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore të Tiranës, mësohet se në 5 aksidentet më të fundit janë regjistruar 7 persona të plagosur.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  • Më datë 31. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen L. K., vjeçe 52, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.
  • Më datë 31. 10. 2018, në rrugën e “Kavajës”, një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, drejtuesin e biçikletës, shtetasin O. H., vjeç 58, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
  • Më datë 01. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. D., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi më datë 31. 10. 2018, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtuese E. N., vjeçe 24, banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar E. N., dhe pasagjerja e mjetit tip “Benz” shtetësia K. T., vjeçe 21, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 01. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G. L., vjeçe 18, banuese në Tiranë, pasi në rrugën Fushë Krujë – Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues D. D., vjeç 31, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar G. L., dhe pasagjerja M. D., vjeçe 25, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 01. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P. Xh., vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin kamion tip “Volvo”, ka përplasur dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motorin tip “Dayang”, me drejtues F. B., vjeç 34, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco