Vrau edhe gruan edhe vajzën, ja dënimi që i dha gjykata…..

Vrau edhe gruan edhe vajzën, ja dënimi që i dha gjykata…..

10:14, 02/11/2018
A+ Aa A-

Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij. Nrecaj u dënua edhe për armëmbajtje pa leje.

Më 31 tetor në Gjykatën Themelore të Gjakovës, Pjetër Nrecaj, është deklaruar sërish fajtor për dy veprat penale që akuzohet: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Vrasjen e vajzës së tij, e ka konsideruar aksidentale.

Dyshime se prokuroria nuk hetoi ankesat e Valbona Nrecajt për dhunim seksual

"Dihet se dy anëtarë të familjes i kam humbur. Edhe vajzën e vogël aksidentalisht dhe e pranoj fajësinë, dhe jam i penduar," kishte thënë Nrecaj.

Valbona Nrecaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ish bashkëshorti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco