VIDEO/ Jo vetëm kokainë ... në kërkim pronari i drogës nga Fieri

VIDEO/ Jo vetëm kokainë ... në kërkim pronari i drogës nga Fieri

10:38, 01/11/2018
A+ Aa A-

Është shpallur në kërkim pronari i makinës ku dje u gjet 3 kilogramë e 545 gram kokainë nga policia kufitare në Kakavijë.

Gjithashtu policia ka gjetur në banesën e tij edhe 2.3 kilogramë lëndë narkotike në formën e çokollatës, 8 kg kanabis sativa dhe 10 gramë Kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e 46-vjeçarit me inicialet D. Y., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

10.3 kilogramë lëndë narkotike kanabis, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.

10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. Y., si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco