FOTO/ Biznesmeni nga Librazhdi kërcënon gazetarët: Mos fusni hundët në tenderët e mi! Emri

FOTO/ Biznesmeni nga Librazhdi kërcënon gazetarët: Mos fusni hundët në tenderët e mi! Emri

22:33, 22/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar një skandal rastin e kërcënimit të 2 gazetarëve në Librazhd.

Sipas Boçit, një biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderët në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, ka kërcënuar me vrasje, gazetarët e ABC News, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderët e tij.

Deputeti i PD ka publikuar mesazhet e gazetarit Agim Blloshmi dhe të dokumentit të kallëzimit në polici, ndërsa thekson se pavarësisht se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe një oficer policie, nuk ka pranuar të ndërhyjë.

Postimi i plotë i deputetit Luçiano Boçi

LIRI KRIMIT!

VDEKJE GAZETARËVE!

Kjo është motoja e re e pushtetit, që përdoret si AS-i nën mëngë dhe që i mban ende në karrige.

Dhuna verbale live e Kryeministrit ndaj gazetarëve “të pabindur” amplifikohet në kërcënime të drejtpërdrejta jete ndaj gazetarëve, nga “xhigitët” e tij.

Kjo ka ndodhur dhe sot si në shumë raste të tjera kohëve të fundit.

Në Librazhd, biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderët në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, kërcënon me vrasje, gazetarët e ABC News, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderët e tij.

I pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe një oficer policie, i cili nuk pranoi të ndërhynte, sipas kërkesës së përsëritur të gazetarëve, me justifikimin banal se donte një lajmërim nga 129-a.

Gazetarët kanë bërë kallëzim, por policia dhe prokuroria nuk vihen ne lëvizje, ndërkohë që duhet të ishte ndaluar menjëherë dhe ndaj tij të fillonte procedimi penal.

Banda e pushtetit, pavarësisht veshjes apo aureolës që i vendos vetes, kërkon të mbysë çdo zë të vërtetë dhe çdo reagim gazetaresk.

Ose me joshje ose me dhunë.

Fjalët solidare pas ekraneve nuk kanë më vlerë.

Duhet reagim…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco