Arrestimi i Safet Bajrit, dalin detaje të reja

Arrestimi i Safet Bajrit, dalin detaje të reja

09:42, 22/09/2018
A+ Aa A-

Një nga emrat më të përfolur të botës së krimit është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Bëhet fjalë për Safet Bajrin.

Sot ai bashkw me persona tw tjerw pritet të njihet me vendimin e dhënë në Belgjikë, vend ku akuzohet si kreu i një organizate kriminale.

Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge.

Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Brukse me 9 vite burgim.

Ndërkaq në Shqipëri Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Bajrit i janë bllokuar një sërë pronash në Shqipëri.

Ndërkaq mësohet se urdhër-arreste janë dhënë dhe për disa persona të tjerë në Tiranë dhe Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/09/2018 07:42

Forca e ligjit në Belgjikë. Shyqyr që urdhërojnë të huajt, hollandezë e belgë, sepse për këta mafiozët tanë të Agroimportit EDram XhafGeron ato do ti kishim kryetarë bashkie në Shkodër, sikurse GjushXhuxhin në Durrës e me rradhë...

Shto koment

Denonco