Ndodh në Tiranë/ Burri kujtohet pas 2 muajsh se nuk e ka gruan në shtëpi

Ndodh në Tiranë/ Burri kujtohet pas 2 muajsh se nuk e ka gruan në shtëpi

08:46, 22/09/2018
A+ Aa A-

Një 20-vjeçare është larguar nga banesa dhe prej dy muajsh nuk ka asnjë gjurmë të saj. Ka qenë bashkëshorti i saj që ka denoncuar në polici për largimin e gruas së re.

I riu, 21-vjeçari nga Tirana me iniciale L. B., ka deklaruar në polici se bashkëshortja e tij 20-vjeçare ka ikur nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.

“Ka dy muaj që është larguar, nuk e di ku është. Ju lutem më ndihmoni”, mësohet të ketë thënë i riu.

Pas marrjes së denoncimit, policia ka nisur kërkimet për 20-vjeçaren me iniciale A. B. (H), gjithashtu banuese në Tiranë dhe po punon për gjetjen e saj.

Ndërkohë materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco